PLATINI NË TIRANË

FSHF
Edhe Vokrri takon Platinin
19 February, 2014 @17:49
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, sot ka qenë prezent në takimin e presidentit të UEFA-së, Michel Platini, me përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, në krye me presidentin e saj, Armando Duka.
Takimi u mbajt në zyret e FSHF-së, ku është diskutuar në lidhje me ecurinë e futbollit shqiptar dhe kontributin që ka dhënë dhe do të jap UEFA në zhvillimin e tij.
Platini vizitën e tij në Tiranë gjithashtu e ka shfrytëzuar për t’u takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin është diskutuar për investimet e përbashkëta në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan, stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë dhe futjen e futbollit në orët mësimore të arsimit në Shqipëri.