MEDIA

Berisha, siguri e Lazios
18 February, 2014 @18:49
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, pritet që të nis pasnesër ndeshjen e Lazios edhe në Europa League.
Ai gjithnjë e më shumë po bind trajnerin Edy Reja për aftësitë e tij dhe me sigurinë që po i jep në portë të Lazios, do të jetë zgjedhja kryesore e biancocelestëve në Europa League.
Berisha 24 vjeç, që erdhi këtë stinor nga Kalmari suedez te Lazio i ka zënë vendin Federico Marchettit me përvojë, derisa Gazzetta dello Sport ka njoftuar se pikërisht prishtinasi do të jetë ai që do të qëndrojë mes dy shtyllave të romakëve, para treshes së mbrojtjes, Lorik Cana, Mickael Ciani dhe Stefan Radu.
Lazio do të ndeshet me kampionin bullgar Ludogorets të enjten në kuadër të Europa League, derisa ndeshjen e parë e luajnë në Olimpico.