RIVALITETI

goal.com
Shokët e vjetër, sot rivalë
18 February, 2014 @17:24
Sonte do të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen kryesore të kësaj nate, asaj ndërmjet Manchester Cityt dhe Barcelonës, disa futbollistë do të kenë rastin që të çmallen me ish bashkëlojtarët e tyre që kanë luajtur më herët në skuadra të tjera.
Kështu, Gael Clichy dhe Samir Nasri të Manchester Cityt, do të jenë përballë ish bashkëlojtarëve të tyre në Arsenal, Cecs Fabregas dhe Alex Song.
Në të njëjtën mënyrë do të përballen edhe Jesus Navas dhe Alvaro Negredo me Dani Alvesin dhe Adrianon, ish bashkëlojtarë në skuadrën e Sevillas.
Ndërsa interesante është fakti se David Silva do të përballet me dy ish bashkëlojtarë me të cilët ka luajtur në dy skuadra të ndryshme. Ai do të jetë në të njëjtën kohë kundërshtarë me ish bashkëlojtarin e tij në Valencia, Jordi Alba dhe me ish bashkëlojtarin e tij në Celta Vigo, tashmë portierin e Barcelonës, Jose Pinto.