ISH KAMPIONI

Shuhet Hysi
18 February, 2014 @18:23
Skuadra e cila e përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë në Raiffeisen Superligë, Hysi, ka hequr dorë nga garat në elitën e futbollit kosovar.
Drejtuesit e klubit bardhezi kanë njoftuar se për shkak të shpenzimeve të shumëta në vitet e fundit, është vendosur që të shuhet klubi përfundimisht.
Në këtë mënyrë, të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit e tjerë, kanë mbetur të lirë.
Skuadra e Hysit ishte themeluar në vitin 2002 dhe për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhej njëra prej skuadrave më të forta në Kosovë, madje duke e fituar Kupën e Kosovës në vitin 2009 dhe duke u shpallur kampion në vitin 2011.