KOSOVA-HAITI

mrks-ks.org
FFK merr ndihmë edhe nga MKRS
20 February, 2014 @15:32
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit i ka ndarë Federatës së Futbollit të Kosovës sot 25 mijë euro me qëllim të ndihmës në organizim sa më të mirë të ndeshjes së parë miqësore ndërkombëtare të pranuar nga FIFA, Kosova-Haiti.
Miqësorja Kosova-Haiti do të luhet më 5 mars në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës, derisa 25 mijë eurot e MKRS-së vinë menjëherë pas 50 mijë eurove dje të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Për ndarjen e 25 mijë eurove sot është nënshkruar Memorandum mes MKRS-së dhe FFK-së, i cili parasheh edhe obligimet e secilës palë dhe qëllimet për çka do të shpenzohen këto mjete.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri që dje u takua me kreun e UEFA-së Michel Platini, ka nënshkruar sot këtë memorandum me sekretarin gjeneral të MKRS-së, Veton Firzi.
MEMORANDUMI FFK-MKRS:
Mjetet e parapara prej 25 mijë eurove, sipas Memorandumit do të shfrytëzohen vetëm për: | Blerjen e shtyllave të Futbollit të aprovuara nga FIFA; Blerjen e Flamujve anësorë; Blerjen e Semaforit për ndërrim të lojtarëve; Blerjen e Inventarit të zhveshtoreve për ekipet mysafir, vendas dhe referëve dhe zyrtarëve të ndeshjes 60 copë; Blerjen e topave të aprovuara nga FIFA, 20 copë; Blerjen e kompleteve të fanellave sportive për lojtarë, dy sete nga 25 copë, ngjyrë të kaltër dhe të bardhë; Blerjen e tavolinave për zhveshtore me tabelë muri, dy copë; Blerjen e shtretërve për zhveshtore dhe fizioterapeutë 4 copë; Blerjen e ulëseve VIP ( treshe, njëshe, njëshe ) eko-lëkurë; Akomodimi e lojtarëve të reprezentacionit të Kosovës. Blerjen e Flamujve dhe Rekuizitave. |