DONIS AVDIJAJ

DPA/ Press Association Images
Avdijaj më i shtrenjtë se Draxler!
20 February, 2014 @22:34
Në Gjermani dhe Angli këto ditë po përmendet shumë emri i talentit shqiptar, Donis Avdijaj.
Për të riun 17 vjeçar të skuadrës së Schalkes po interesohet skuadra e Liverpoolit, ndërsa siç duket kjo po i pengon tej mase ekipit gjerman.
Sipas të përditshmes gjermane, Bild, ekipi nga Gelsenkirchen për t’i shmangur interesit të Liverpoolit ka vendosur që t’i ofrojë një kontratë të re Avdijajt të vlefshme deri në vitin 2019, e cila do të ketë një klauzolë prej 41 milionë funtave për lirim e tij.
Në këtë mënyrë, dëmshpërblimi i Avdijajt është bërë për 4 milionë më shumë se i yllit të Schalkes, Julian Draxler, i cili po ashtu nuk u lejua nga skuadra për t’u transferuar në Arsenal.
Në lidhje me kontratën e re të Avdijajt, drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt, tha: “Ne nuk komentojmë në lidhje me përmbajtjen e kontratave të lojtarëve tanë,” duke shtuar se Donisi është një sulmues me aftësi të padiskutueshme në skuadër.
Për ndryshe, Avdijaj ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Schalkes, por ai ka impresionuar drejtuesit e skuadrës gjatë fazës përgatitore të dimrit, sa që është krahasuar edhe me yllin e Arsenalit, Mesut Ozil.