DANIMARKË

uefa.com
Fiorentina përfundon punën
20 February, 2014 @21:27
Fiorentina kthehet triumfatore në Itali. Djelmoshat e Vincenzo Montellas kanë arritur të shënojnë fitore të rehatshme në Danimarkë ndaj kundërshtarit të papërshtatshëm, Esbjerg, 1-3.
Fitorja i ka dhënë vjollcëve nga Firenca sigurinë dhe kualifikimin për në të tetën e finales së Europa League, nëse nuk llogaritet ndonjë super befasi në Artemio Franchi javën që vjen.
Pjesa e parë, përfundimtare
Përndryshe, të gjitha golat e ndeshjes (të katër) u shënuan në pjesë të parë. Italianët kaluan në epërsi me anë të transferit të ri të tyre në sulm Alessandro Matri, derisa danezët barazuan menjëherë me anë të Martin Pusic.
Nuk vonoi shumë, Josip Ilicic i dha përsëri epërsi Fiorentinës, derisa Alberto Aquilani nga penalltia vulosi fatin e takimit në minutën e 37-të të ndeshjes.