ME TRAJNER TË RI

REUTERS
Hamburgu kthjellet
22 February, 2014 @17:25
Mirko Slomka, trajneri që gjatë javës morri drejtimin e Hamburgut me detyrë që ta shpëtojë ekipin e famshëm gjerman që të mos bie nga Bundesliga, ia nisi detyrës mrekullueshëm sot.
Hamburg ka arritur të mposht nënkampionin gjerman, Borussia Dortmund, duke ia ndërprerë serinë perfekte të Jurgen Kloppit prej 5 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit. Në të njejtën mënyrë, Slomka ka arritur që të ndërpreje edhe vazhdën e rezultateve të ekipit të tij, që kishte 5 humbje në 5 ndeshjet e fundit.
Petr Jiracek, Pierre Lasogga dhe Hakan Çalhanoglu kanë shënuar në fitoren e ekipit nga veriu i Gjermanisë në Imtech Arena sot.
Rezultatet dhe tabela aktuale.