RENATO DALL'ARA
Fitore e madhe romake
22 February, 2014 @22:49
Goli i parë i Radja Nainggolanit në fanellë të Romës në Serie A prej se erdhi nga Cagliari i ka dhënë fitoren romakëve ndaj Bolognas në Renato Dall’Aran e nxehtë.
Roma ka arritur të marrë të tre pikët në ndeshjen e vetme të elitës italiane të zhvilluar sot, derisa me këtë fitore i afrohen Juventusit lider në 6 pikë, duke pasur në xhep edhe një ndeshje të pazhvilluar për shkak të motit të keq.
Goli i talentit belg erdhi pas asisitimit të boshnjakut Miralem Pjanic, derisa Romës i munguan sonte Francesco Totti, Douglas Maicon dhe Federico Balzaretti.
Edhe portieri i romakëve Morgan De Sanctis bëri disa intervenimem të duhura në momente kyqe të takimit, për të mbajtur epërsinë e skuadrës së tij - që doli të jetë vendimtare për tre pikë në fund të takimit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.