Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIANNI DE BIASI

Shqipëria ka marrëveshje me Kosovën

BOROZANI/Lis Dorambari

Shqipëria ka marrëveshje me Kosovën


25 February, 2016 @10:11

Përzgjedhës i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, në një intervistë për emisionin televiziv “Rruga drejt Rusisë” ka thënë se FSHF ka marrëveshje me FFK-në lidhur me aktivizimin e lojtarëve të caktuar në përfaqësuese. 

“Kemi 50% të lojtarëve nga Kosova në skuadër, që kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Pasi të njihet Kosova nga FIFA e UEFA, askush nuk do të largohet nga kombëtarja shqiptare. Kemi marrëveshje me miqtë dhe vëllezërit kosovarë, sipas së cilës, lojtarët që luajnë për Shqipërinë, nuk do të thirren nga Kosova,” ka thënë De Biasi, transmeton Panorama Sport fjalët e trajnerit italian. 

Shqipëria këtë vit për herë të parë në histori do të merr pjesë në një Kampionat Europian. Kosova, ende nuk është pranuar në shtëpinë botërore e as europiane të futbollit. 


 
Të gjitha lajmet nga