AFRIM TOVËRLANI

BOROZANI/Erdis Driza
Debuton në Istog
24 February, 2016 @15:01
Trajneri i ri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani, do të debutojë në një garë zyrtare me Ferronikelin këtë fundjavë, kur të shtunën ekipi i tij udhëton në Istog.
Tovërlani u emërua trajner i ekipit kampion të Kosovës me të përfunduar stinori vjeshtor. Ferronikeli është lider i Superligës, ndërsa Istogu është në vend të fundit të tabelës.
Mark Milicaj, Bujar Shabani, Burim Sadiku, Isa Eminhaziri, Ismet Cakaj dhe Ardian Limani janë përforcimet e ekipit kampion para ndeshjeve të pjesës pranverore të Superligës.
Ndeshja Istogu - Ferronikeli hap xhiron e parë të pranverës dhe nis në ora 13e30 të shtunën në “Demush Mavraj” të Istogut.
Tovërlani më parë ka drejtuar edhe ekipin e Trepçës’89 dhe Prishtinës.