GAZZETTA DELLO SPORT

Premtimi i madh i Berlusconit
24 February, 2016 @8:27
Mesi i muajit shkurt, ka qenë festë për Silvio Berlusconin. Kryetari i famshëm por edhe kontraverz i Milanit, ka festuar 30 vjetorin e tij në krye të ekipit.
Finalja e paharruar
Me këtë rast ai i ka dhënë një intervistë ekskluzive italianes La Gazzetta Dello Sport, ndërsa ndër të tjera ka dhënë edhe premtime, por edhe ka kujtuar çaste të bukura nga historia.
“E paharrueshme mbetet fitorja ndaj Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve 4-0. Ai moment ka shumë prapaskena dhe arsye të panumërta, ndërsa ne e fituam atë. Kam udhëtuar me kerr deri në Athinë dhe nuk e harroj asnjë flamur të Milanit, që ka qenë thuajse në çdo cep të rrugës ku kam kaluar derisa kam arritur në stadium,” kujton Berlusconi.
Milani më i mirë
Në 30 vitet e tij te Rossonerët, Berlusconit i është kërkuar që të përcaktohet për ekipin më të mirë që e ka pasur, ose thjesht, cili atij i ka pëlqyer më së shumti.
“Milani i viteve 1988-1989. Ai Milan ka qenë një Milan tjetër. Për më tepër, tre lojtarë tonë kanë qenë tre futbollistët që kanë konkurruar për Topin e Artë atë vit,” ka thënë Berlusconi për gazetën.
E ardhmja
Milan në epokën e tij, ka arritur të fitojë një numër të madh titujsh. Kampion i Italisë u bë tetë herë, ka fituar një Kupë të Italisë, 6 herë Superkupa italiane, 5 herë Liga e Kampionëve, 2 herë Kupa Interkontinentale dhe një tjetër, Botërori i klubeve.
“Dua që të shoh Milanin në dy finale të Ligës së Kampionëve në 5 vitet e ardhshme,” ka kërkuar Berlusconi nga ekipi i tij, duke bërë të ditur që nuk do të dorëzohet përkundër moshës së qeni në krye të ekipit.
Trajnerit të tashëm Sinisa Mihajlovic do t’i besohet e ardhmja e rossonerëve ndërsa shpërthimi pritet…
