JOSE MOURINHO

REUTERS/Arkiv
Pyetje 1 milionëshe për Mourinhon
24 February, 2016 @14:02
Raportet e deritashme të mediave të huaja e lidhin ish trajnerin e Chelseat, Jose Mourinho, me Manchester Unitedin. Mirëpo, vetë portugezi 53 vjeç ka refuzuar një gjë të tillë.
Për më tepër, ai ka thënë se kjo është një dilemë milionë-dollarëshe.
“Kjo është një pyetje për 1 milionë dollarë,” ka thënë Mourinho gjatë një vizite të tij në Singapur, transmeton BBC Sport, pyetjen që iu bë portugezit lidhur me kalimin në Manchester United në verën e këtij viti.
Mourinho ka thënë se gjëja më e mirë do të ishte se kudo që do të merrte detyrën e re, t’ia nis nga korriku i këtij viti.
Përveç Manchester Unitedit ai është përfolur edhe si trajner potencial i Interit, por edhe Real Madridit.