FUTSAL
Shqipëria mposhtet nga Andorra në futsall
30 January, 2020 @20:25
Pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në ndeshjen e parë, kombëtarja e Shqipërisë në futsall e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë të raundit kualifikues të Futsall Euro 2022 ndaj Andorrës, ndeshje që përfundoi me fitoren e Andorrës, 1-0.
Da Silva, Brahimi, Mezini, Selmanaj dhe Halimi ishin startuesit e Shqipërisë sot, ndërsa ndeshjen e fundit në grup Shqipëria do ta zhvillojë ndaj vendit organizator, Bullgarisë, me datën 1 shkurt në pallatin e sportit në Varna në ora 19:00.