DESCHAMPS
Shqipëria mund të kualifikohet në EURO
12 June, 2015 @19:02
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i trekolorëve, Didier Deschamps, ka thënë se Shqipëria mund t’ia dalë për EURO 2016.
“Luajmë ndaj një ekipi të mirë. Këtë e kuptuam në ndeshjen e nëntorit që e zhvilluam në Francë. Shqipëria mund t’ia dalë realisht të kualifikohet për europianin e ardhshëm,” ka thënë ai sot për mediat shqiptare të pranishme aty.
Deschamps ka përmendur gjithashtu fitoren e madhe të Shqipërisë në Portugali, që e ka cilësuar si injekcion për motivim për ndeshjet e radhës të kuqezinjëve.
Ndërsa kur u pyet nga një gazetar për dobësitë e ekipit të tij para ndeshjes me Shqipërinë nesër, ish lojtari i Juventusit ka thënë:
“Për këtë pyesni trajnerin tuaj, Gianni De Biasi.”