SHQIPËRIA
Shqipëria para ndeshjeve vendimtare, formacioni i mundshëm
14 November, 2020 @10:35
Pas fitores në miqësoren ndaj Kosovës, Shqipëria këtë muaj i luan dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.
Më 15 nëntor Shqipëria fillimisht luan ndaj Kazakistanit, e më pas më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë. Të dyja takimet luhen në Shqipëri.
TABELAT E GRUPEVE - LIGA E KOMBEVE
Duke pasur gjasa reale për fitore dhe për të kaluar në Ligën B sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, kryetrajneri Reja pritet që këto ndeshje t’i luajë pa shumë ndryshime nga formacioni bazë.
Në portë i sigurtë pritet të jetë Etrit Berisha, kurse para tij 3 qendërmbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Frederic Veseli.
Në krahët e mesfushës (dhe mbrojtjes në 3-5-2) pritet të jenë Hysaj dhe Doka, kurse në qendër të mesfushës Gjasula, Memushaj dhe Abrashi.
Sa i përket sulmit, aty pritet të startojnë CIkalleshi dhe Uzuni.
FORMACIONI (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Memushaj, Abrashi, Gjasula, Doka; Cikalleshi, Uzuni.