MEDIA
Shqipëria përgatitet jashtë vendit për EURO 2016
30 July, 2014 @19:41
Përfaqësuesja kuqezi do të bëhet gati për EURO 2016 jashtë vendit. Kështu kanë bërë të ditur sot mediat shqiptare duke cekur se kjo është kërkesë e trajnerit, Gianni De Biasi dhe ndihmësit të tij, Paolo Tramezzani.
Zvicra, Spanja dhe Italia shihen si vende potenciale për përgatitjet e kombëtares, derisa me këtë punë ekskluzivisht po mirret De Biasi, shkruan Panorama Sport sot.
Data e grumbullimit të Shqipërisë pritet të jetë 1 shtatori ku janë në program 10 seanca stërvitore para 6 shtatorit kur kuqezinjtë do të marrin rrugë për në Portugalii për t’i dalë përballë Cristiano Ronaldos dhe kompanisë së tij, që është kundërshtari i parë në grup për rrugë në EURO 2016.
Pas Portugalisë, Shqipëria në tetor do të ketë dy ndeshje tjera të vështira, ndaj Danimarkës më 11 tetor e tre ditë pas kësaj ndaj Serbisë.