NESËR
Derbi drenicak në miqësore
30 July, 2014 @13:19
Derbi drenicak para fillimit të stinorit është mirëpritur nga tifozët e të dy skuadrave, si Drenicës ashtu edhe Ferronikelit.
Tahir Lushtaku në njërën anë dhe Gani Sejdiu në anën tjetër do të kenë edhe një rast tjetër të testojnë lojtarët e tyre para nisjes së Superligës 2014/15.
Drenica ditë më parë zhvilloi një miqësore me Prishtinën duke u ndarë baraz 0-0, ndërsa në xhiron e parë të Superligës takohet me Vëllaznimin në Gjakovë.
Ndërkaq Ferronikeli takohet me Hajvalinë.