SULMUESIN BELG
E blen Liverpooli
29 July, 2014 @18:55
Nënkampioni i Anglisë, Liverpool, ka arritur që të sigurojë shërbimet e sulmuesit 19 vjeçar të kombëtares belge, Divock Origi.
Origi që ishte pjesë e ekipit françez, Lille, besohet t’i ketë kushtuar ekipit nga Anfield Road rreth 10 milion funta, shkruajnë mediat britanike sot.
Ai u bë i famshëm në Kampionatin Botëror “Brazili 2014” kur morri besimin e plotë të trajnerit Marc Wilmots, derisa shënoi golin e fitores në ndeshje ndaj Rusisë.
Origi me origjinë keniane, ka shënuar 5 gola për Lille stinorin e shkuar, mirëpo nuk ka luajtur në qendër të sulmit sikurse në kombëtaren belge. Te ekipi françez ai luante në pozitën e krahut për shkak të shpejtësisë së tij.