ROMA
Totti eliminon Real Madridin
30 July, 2014 @11:17
Roma ka arritur të eliminojë mbrojtësin e titullit të International Champions Cup, Real Madrid.
Ka qenë legjenda e klubit, Francesco Totti që ka shënuar një gol për të shuar shpresat e ekipit të Carlo Ancelottit në ICC, që po zhvillohet në SHBA.
Goli i Tottit mund të thuhet që ka ardhur nga rasti i vetëm i Romës në ndeshje, derisa madrilenët kanë dominuar gjatë ndeshjes, por nuk kanë arritur të shënojnë assesi.
Vlen të përmendet fakti që ndeshja për disa minuta u ndërpre derisa u qartësuan Pepe dhe Seyodu Keita pas një ndërhyrjeje - që përpak nuk plasi në sherr edhe më të madh.
Roma me fitore ndaj Interit në ndeshjen e fundit dhe me humbje të Manchesterit mund të arrijë finalen e kësaj gare - e njejta gjë vlen edhe për Interin.
INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP, Tabela - Grupi A:
1 | Manchester United | 5 pikë | ||
2 | Roma | 3 pikë | ||
3 | Inter | 3 pikë | ||
4 | Real Madrid | 1 pikë |