MILAN
Inzaghi mëson Balotellin si të sulmojë
30 July, 2014 @19:23
Se Milan do të ketë probleme edhe në këtë stinor, po tregojnë ndeshjet përgatitore të cilat klubi Rossoner po i zhvillon në SHBA.
Milan në dy ndeshjet e para të International Champions Cup ka pësuar 8 gola derisa ka shënuar vetëm 1 në portën kundërshtare në kuadër të disfatave 1-5 nga Manchester City dhe 0-3 nga Olympiacosi.
Trajnerin e ri të Milanit, Inzaghi, po e mundon mbrojtja me Adil Raminë dhe Alexin në qendër, mirëpo as sulmi nuk po kalon fare mirë. Kështu, ai ka marrë si detyrë të veçantë për të mësuar Mario Balotellin se si të lëviz në zonë të kundërshtarit.
E për këtë Balotelli duhet të ulë kokën dhe të dëgjojë, pasi që Inzaghi ka qenë ndër më të mirët që e ka bërë këtë punë. Problemi me Balotellin qëndron se ai nuk lëviz fare në gjërësi të zonës së rreptësisë së kundërshtarit.
E Inzaghi, i demonstron atij se si duhet ikur në gjërësi pastaj të futet padukshëm në zonë dhe t’i afrohet portës dinakërisht - që ka qenë specialitet i ish sulmuesit të Milanit.
Milan në ndeshjen e fundit të International Champions Cup luan ndaj Liverpoolit dhe nuk ka gjasa që të kualifikohet për në finale të kësaj gare, derisa vitin e zënë pozitën e tretë.