Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTSALL

Shqipëria shënon fitore ndaj Danimarkës

Shqipëria shënon fitore ndaj Danimarkës


4 March, 2021 @16:00

Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka shënuar fitore me rezultat 2-3 ndaj Danimarkës në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Ndeshja e zhvilluar në sallën e Parkun Olimpik të Tiranës, u dominua në pjesën e parë nga kuqezinjtë të cilët nëpërmjet Selmanajt (10’) dhe Halimit (12’) krijuan epërsinë prej 0-2.

Në pjesën e dytë Selmanaj përsëri shënoi për 0-3, derisa më pas danezët gjetën rrugën e golit dy herë nëpërmjet Falck dhe Hansen, për rezultatin përfundimtar 2-3.

Kjo është ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve, pasi ndeshja parë ishte zhvilluar vetëm një ditë më parë po ashtu në Tiranë dhe fitores iu patën gëzuar danezët.

Për Shqipërinë, kjo është fitorja e parë në këto kualifikime.


 
Të gjitha lajmet nga Futsall Superliga