SHQIPËRIA U19

Shqipëria U19 e përfundon me humbje
16 October, 2018 @15:54
Pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, Shqipëria U19 u mposht edhe sot në takimin e luajtur ndaj Norvegjisë në Durrës.
Ndeshja e sotme ndaj Norvegjisë u mbyll me rezultat 0-1 në të mirë të kësaj të fundit, derisa goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Botheim në minutën e 31’ të takimit.
Kështu, Shqipëria U19 e mbyll fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Evropian me 3 humbje në po aq takime, duke mos mundur të vazhdojë tutje, ndërsa nga grupi i Shqipërisë në fazën tjetër kualifikuese kanë shkuar Ukraina dhe Norvegjia.
TABELA E GRUPIT 8
1 | UKRAINA U19 | 3 NDESHJE | 6 PIKË | |
2 | NORVEGJIA U19 | 3 NDESHJE | 6 PIKË | |
3 | SLLOVAKIA U19 | 3 NDESHJE | 6 PIKË | |
4 | SHQIPËRIA U19 | 3 NDESHJE | 0 PIKË |