LIRIA - TREPÇA '89
BOROZANI / A.P
Ish-kampioni zbarkon në “Përparim Thaqi”
16 October, 2018 @12:38
Pas pushimit të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së dhjetë.
Një nga dy ndeshjet e ditës së sotme luhet në Prizren, aty ku Liria vendase pret mitrovicasit e Trepçës ‘89.
Pas 9 xhirove të para, Liria ndodhet në vendin e dhjetë në tabelë dhe sot e kërkon daljen nga zona e rrezikshme e tabelës, kurse ‘89-shi aktualisht ka 11 pikë dhe ndodhet në vendin e nëntë.
Takimi zhvillohet me fillim nga ora 14:45.