GJYQTARËT

Rumania-Lihtenshtajni, drejtohet nga gjyqtarët kosovarë
16 October, 2018 @10:55
Gjyqtari i njohur kosovar, Besfort Kasumi, do ta ketë një sfidë shumë të rëndësishme sonte para vetes. Ai do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumania-Lihtenshtajni, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian për U21.
Përkrah tij do të jenë dyshja Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.
Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Lihtenshtajnit fillon sonte nga ora 20:00.