SPANJA - ANGLIA

Foto; UEFA
E para në 15 vite, Anglia ‘shtyen’ kualifikimin e Spanjës
15 October, 2018 @22:44
Falë një pjese të parë fantastike, në të cilën shënoi 3 herë, Anglia arriti ta mbyllë me fitore duelin e zhvilluar ndaj Spanjës në “Estadio Benito Villamarin”.
Anglezët ishin fantastikë në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë i takoi Spanjës, e cila përkundër dominimit nuk arriti të largohej me pikë nga fusha, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-3.
Është me rëndësi të ceket që kjo ishte humbja e parë e Spanjës në shtëpi në 15 vitet e fundit, një statistikë mbresëlënëse, që tregon se sa kualitatitve dhe dominuese ka qenë Spanja në këto vite, sidomos në ndeshjet e luajtura në Gadishullin Iberik.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Ky rezultat bën që Anglia të rikthehet në garë për vendin e parë të grupit, ndërsa Spanja po të fitonte sonte, do ta siguronte vendin e parë, mirëpo kjo nuk ndodhi, prandaj Spanja vendin e parë do të duhet ta sigurojë në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Kroacisë në Zagreb.