LES BLUES

Koscielny kritikon Deschampsin dhe lë Francën
15 October, 2018 @19:31
Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, Laurent Koscielny, i ka dhënë fund karrierës së tij në reprezentacionin e vendit.
Për më tepër, ai ka kritikuar selektorin Didier Deschamps për trajtimin e tij derisa ky ishte në proces të shërimit nga lëndimi.
“Kur je në formë, ke shumë shookë. Kur je i lënduar, pas një kohe, je i harruar krejtësisht. Ai njëherë më pat thirrë për ditëlindjen time. Përndryshe, jo. Keqardhje. Jo vetëm për selektorin,” ka thënë Koscielny 33 vjeç.
Koscielny ka regjistruar 51 paraqitje me Francën, duke debutuar në nëntor të vitit 2011. Ai ka marrë pjesë në EURO 2012, 2016 dhe Botërorin “Brazili 2014”.