PLAYER RATINGS

Foto: FFK
Ishujt Faroe - Kosova, notat e lojtarëve
14 October, 2018 @20:22
Ishujt Faroe kanë arritur të ndalin hovin e Kosovës në Grupin 3 të Ligës D të Kombeve, duke barazuar 1-1 në fund.
Në këtë ndeshje, futbollistët e Kosovës, sipas vlerësimeve të TopSportit kanë marrë këto nota.
NOTAT E LOJTARËVE:
Samir Ujkani 6 (Pati disa intervenime. Nuk mund të fajësohet për golin)
Mërgim Vojvoda 5.5 (Nuk funksionoi me Zhegrovën në sulm. Nuk ishte në nivel gjatë kundërsulmeve kundërshtare)
Ardin Dallku 5.5 (Marrë parasysh që ishte i ri në këtë vijë, nuk e pati shumë të lehtë adaptimin)
Amir Rrahmani 5.5 (Gabimi tek goli i pësuar. Pozicionime jo të kënaqshme gjatë kundërsulmeve të vendasve)
Fidan Aliti 5.5 (Nuk është Kololli, dhe me Rashicën para, i binte shumë punë në mbrojtje.)
Herolind Shala 5.5 (Pa Kryeziun e pati të vështirë. Nuk ishte në gjendje të merrte frenat e mesfushës)
Idriz Voca 5.5 (Nuk është Hekuran Kryeziu, por ndryshimet në mesfushë prekën edhe Vocën)
Valon Berisha 5.5 (Shpresojmë që këto dy paraqitje të Valonit të jenë si pasojë e fazës si rikuperimit. ‘Gjysmë-fajtor’ tek goli dhe i mundësoi së paku dy kundërsulme vendasve. As hija e Valonit)
Milot Rashica 6 (Pos golit të shkëlqyeshëm, nuk bëri diçka tjetër të veçantë)
Edon Zhegrova 5 (Pa shtylla, pa goditje që arrinin në portë, paraqitja e tij ishte e tmerrshme shkaku i egoizmit)
Atdhe Nuhiu 6 (Nuk pati harkime drejt tij, nuk pati shumë kontakte me top, ishte në hije gjatë tërë ndeshjes)