ISHUJT FAROE - KOSOVA
Formacioni i mundshëm i Kosovës
14 October, 2018 @12:00
Me fillim nga ora 18:00, sonte Kosova përballet me Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Sipas TopSporti.com, formacioni i Kosovës për sonte është ky:
Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti; Shala, V.Berisha; Rashica, Halimi, Zeneli; Muriqi.
Pra, me rastin e mungesës së Kolollit, Aliti zhvendoset në të majtë, pasi që edhe Paçarada është i lënduar, ndërsa në qendër të mbrojtjes luan Dallku. Në mesfushë, Valon Berisha tërhiqet pak më prapa për shkak të suspendimit të Kryeziut, e vendin e Berishës në rolin e numrit 10 e zë Besar Halimi.
Në qendër të mesfushës krah për krah me Shalën mund ta shohim edhe Idriz Vocën, për shkak se Valon Berisha sapo është rikthyer nga lëndimi, mirëpo në një ndeshje të rëndësishme si kjo, me siguri Valoni do të mbetet startues.
Për shkak të minutazhit të vogël te Genku, për Zhegrovën mund të jenë shumë dy ndeshje si startues për 3-4 ditë, prandaj sonte në krahun e djathtë starton Rashica, derisa Zeneli e Muriqi përsëri startojnë.