TREPÇA - DUKAGJINI
Mposhtet, por mbetet lider
14 October, 2018 @17:27
Në takimin e zhvilluar në “Adem Jashari” të Mitrovicës, Dukagjini nga Klina është mposhtur me rezultat 2-1 nga Trepça vendase.
Skuadra nga Klina kaloi e para në epërsi me golin e Mark Milicajt, mirëpo vendasit përmbysën gjithçka duke shënuar dy herë dhe e mbyllën ndeshjen me fitore 2-1.
Ky rezultat bën që Trepça të ngjitet në mesin e tabelës, kurse Dukagjini mbetet akoma lider, kjo pasi që Vëllaznimi gaboi në ndeshjen e tij ndaj Kikës.