IZRAELI - SHQIPËRIA
Posedim, dominim, por jo rezultat!
14 October, 2018 @22:31
Përkundër faktit që kishte mbi 60% të posedimit të topit gjatë gjithë ndeshjes dhe lojës dukshëm më të mirë, Shqipëria u mposht me rezultat 2-0 nga Izraeli vendas.
Një gol ‘dinak’ në minutën e 8’ dhe një tjetër me ndihmën e një devijimi në minutën e 83’ bënë që Izraeli ta mbyllë këtë takim me fitore, ndërsa rol të madh në këtë fitore të izraelitëve luajti portieri i tyre, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Kjo humbje, e cila duket se ‘ia lëkund’ edhe më tepër Panuccit vendin e punës, bën që Shqipëria të jetë e fundit në grup momentalisht, kurse Izraeli me këtë fitore merr kreun e grupit