ISHUJT FAROE - KOSOVA

Rashica: I lumtur për golin, fusha jo e përshtatshme
15 October, 2018 @11:44
Përveç përzgjedhësit Challandes, për media foli edhe Milot Rashica, golashënuesi i Kosovës në ndeshjen e mbrëmshme.
“Jam i lumtur që më në fund erdhi goli me fanellën e Kosovës, por do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar.
Këtë gol ia dedikoj familjes dhe tifozëve, por gjithashtu shkon edhe për ish-presidentin Fadil Vokrri. Pjesën e parë e filluam mirë, por jo të dytën. Kemi pasur disa raste, por edhe Ishujt kanë bërë paraqitje të mirë. Edhe fusha ka qenë në gjendje të keqe. Madje edhe pasimet më të thjeshta ishin të vështira.” - ishin fjalët e Rashicës, përcjell faqja zyrtare e FFK-së.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Muajin e ardhshëm, Kosova i luan dy ndeshjet e saj të fundit në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kombeve. Fillimisht i shkon Maltës, e më pas e pret Azerbajxhanin në Prishtinë.