ISHUJT FAROE - KOSOVA

Challandes flet pas ndeshjes
15 October, 2018 @11:37
Pas barazimit me Ishujt Faroe, për media foli Bernard Challandes, përzgjedhësi i Kosovës.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave por jo me rezultatin. Ekipi luajti shumë mirë në pjesën e parë, por jo dhe aq mirë në të dytën.
Pas pësimit të golit nuk ishte e lehtë sepse kundërshtarët treguan një mbrojtje shumë të mirë, agresive dhe për më tepër ishim në fushë të tyre. Më duhet të uroj kundërshtarët për ndeshjen e zhvilluar.
Ne realizojmë aksione të mira por efikasiteti nuk është ende në cilësinë e duhur. Duhet të punojmë me vetëbesim, pasi që tani skuadra po luan mirë dhe ka stilin e saj.” - deklaroi Challandes, përcjell faqja zyrtare e FFK-së.
GRUPET DHE ORARI - LIGA E KOMBEVE
Dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të Ligës së Kombeve Kosova i zhvillon muajin e ardhshëm.