LIDHUR ME FUTBOLLIN

Pierre Kompany. babai i Vincent Kompany/ Foto: GettyImages via BBC
Babai i Kompany’t, bëhet kryetar i parë me origjinë afrikane i një komune belge
15 October, 2018 @19:15
Pierre Kompany ka fituar garën për kryetar të komunës së Ganshorenit në Bruksel, ka bërë të ditur BBC sot.
Babai i futbollistit të famshëm belg, Vincent Kompany, ka fituar besimin e bashkëqytetarëve të tij për të drejtuar komunën.
Pierre kishte arritur në Belgjikë si refugjat në vitin 1975, nga RD Kongoja e sotme.
“Histori! Jemi shumë krenar me ty babi,” ka shkruar Vincent pas marrjes së lajmit.
“Ai është kryetari i parë me ngjyrë në Belgjikë - kjo gjë nuk ka ndodhur më parë aty, është historike, urime babi im,” ka thënë reprezentuesi standard i Belgjikës dhe kapiteni i Manchester Cityt.