ISLANDA - ZVICRA

Foto: Schweizerischer Fussballverband - Association Suisse de Football/ fb
Xhaka e Shaqiri asistojnë në fitore
15 October, 2018 @22:41
Dyshja kosovare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë asistuar sonte për bashkëlojtarët e tyre, Haris Seferovic dhe Michael Lang, ashtu që reprezentacioni i tyre të fitojë ndeshjen ndaj Islandës, 1-2 në fund.
Zvicra me këtë fitore ka ngritur kuotën e pikëve në gjashtë, sikurse edhe Belgjika dhe tashmë lufta mes tyre pritet të jetë për vendin e parë në grup.