KOSOVA U21

BOROZANI / P.P
Ndeshja e fundit për Kosovën U21
16 October, 2018 @12:10
Përveç Kosovës U19, në akcion sot është edhe Kosova U21.
Me fillim nga ora 17:00, djemtë e drejtuar nga Rafet Prekazi sot luajnë në Tel Aviv ndaj përfaqësueses vendase të Izraelit U21.
Ndeshja e parë mes shteteve në fjalë, e luajtur në Mitrovicë, u mbyll me rezultat 0-4 në të mirë të izraelitëve, të cilët edhe sot llogariten favoritë ‘në letër’.
Kjo është ndeshja e dhjetë dhe e fundit e Kosovës U21 për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian, ndërsa pas 9 ndeshjeve të para, Kosova ndodhet e katërta me grup me 12 pikë të tubuara.
TABELA E GRUPIT 5
1 | GJERMANIA U21 | 9 NDESHJE | 22 PIKË | |
2 | NORVEGJIA U21 | 9 NDESHJE | 14 PIKË | |
3 | IRLANDA U21 | 9 NDESHJE | 14 PIKË | |
4 | KOSOVA U21 | 9 NDESHJE | 12 PIKË | |
5 | IZRAELI U21 | 9 NDESHJE | 11 PIKË | |
6 | AZERBAJXHANI U21 | 9 NDESHJE | 2 PIKË |