KOSOVA U19

Kosova U19 luan ndeshjen vendimtare
16 October, 2018 @11:58
Me fillim nga ora 15:30, sot Kosova U19 luan ndeshjen e saj vendimtare në kuadër të fazës së parë kualifikuese drejt EURO 2019.
Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë 2 barazime nga 2 ndeshjet e para të grupit, ndaj Hungarisë dhe Austrisë, ndërsa sot ata përballen me përfaqësuesen e Sllovenisë U19.
Nga grupi i përbërë me 4 skuadra, tutje në fazën e dytë kualifikuese kalojnë 2 të parat e grupit, gjë që nënkupton që Kosova ka gjasa reale të kalojë tutje. Fitorja në ndeshjen e sotme e kualifikon Kosovën domosdoshmërisht, ndërsa përfaqësuesja jonë mund të kalojë tutje edhe nëse nuk fiton, mirëpo kjo më pas varet nga rezultati i ndeshjes mes Hungarisë dhe Austrisë, të cilat mes vete luajnë gjithashtu sot me fillim nga ora 15:30.
TABELA E GRUPIT 7
1 | HUNGARIA U19 | 2 NDESHJE | 4 PIKË | |
2 | AUSTRIA U19 | 2 NDESHJE | 2 PIKË | |
3 | KOSOVA U19 | 2 NDESHJE | 2 PIKË | |
4 | SLLOVENIA U19 | 2 NDESHJE | 1 PIKË |