FLAMURTARI - DRENICA

Duel ‘kuqezi’ në kryeqytet
16 October, 2018 @12:51
Përveç ndeshjes në Prizren, sot në kuadër të Superligës luhet edhe një ndeshje tjetër. Borozani.com
Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës sot zhvillohet dueli i dy skuadrave kuqezi, Flamurtarit e Drenicës.
Prishtinasit e kanë filluar këtë sezon shumë mirë dhe aktualisht ndodhen në vendin e katërt të klasifikimit, kurse Drenica pas 9 xhirove ndodhet në mesin e tabelës me 12 pikë të tubuara.
Dueli zhvillohet me fillim nga ora 14:45.