PËRGATITORE
Shqipëria U21 miqësore me Italinë U21
Teksti: FSHF
5 August, 2016 @9:38
Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më datë 10 gusht miqësore më Italinë U-21.
Takimi do të nisë në ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Riviera della Palme” San Benedetto del Tronto.
Trajneri i kuqezinjve të vegjël, Redi Jupi ka bërë publik edhe listën e lojtarëve, ndërsa ekipi që do të grumbullohet më datën 7 gusht në Itali (San Benedeto).
Kjo miqësore zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë në shtator dhe tetor të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2017.
Kuqezinjtë luajnë më 2 shtator ndaj Greqisë dhe më 10 tetor ndaj Izraelit, që të dyja sfidat jashtë vendit. Shqipëria U-21 renditet aktualisht e dyta në Grupin 4 me 12 pikë në 8 ndeshje. Renditjen e kryeson Portugalia me 18 pikë.