MITROVICË
Maxhuni shkëlqen te Trepça’89
4 August, 2016 @21:53
Sulmuesi i ri i skuadrës së Trepçës’89, Daut Maxhuni, është treguar menjëherë në ekipin e tij të ri. Në miqësoren parasezonale, ai ka shënuar dy gola për fitoren e Trepçës’89 ndaj 2 Korrikut 4-0.
Dy golat tjerë për ekipin mitrovicas i ka shënuar Arbër Potoku. Kjo ka qenë fitorja e dytë e trajnerit Bekim Shotani, prej se erdhi te Trepça’89 nga Vushtrria në miqësoret parasezonale.