NË PRIZREN
Liria, miqësore me Korabin e Superiores
4 August, 2016 @10:39
Më 10 gusht në “Përparim Thaçi” të Prizrenit do të zbarkojë ekipi i Korabit, që do të debutojë këtë stinor në Kategorinë Superiore shqiptare.
Ndeshja Liria - Korabi do të luhet në Prizren (10 gusht 2016, ora 17) dhe do të jetë testi i radhës për ekipin bardhezi nga Prizreni, pas 4 miqësoreve të zhvilluara deri më tani, 2 javë pa nisur stinori i ri i Superligës së Kosovës.
Në anën tjetër, Korabi së fundi ka zhvilluar miqësore me ekipin e Korabit të Dibrës dhe e ka mposhtur 3-1. Korabi i Peshkopisë, rivali i radhës për Lirinë, drejtohet nga trajneri Artan Mërgjyshi.