PARASEZONALE
Dallku e Curri në 11-she, Prishtina barazon
4 August, 2016 @8:34
Skuadra që fitoi Kupën e Kosovës në stinorin që e lamë pas, Prishtina, ka barazuar në miqësore ndaj Ferizajit dje 1-1, në një ndeshje ku të dyja golat u shënuan nga gjuajtjet e lira.
Te Prishtina, në 11-she të parë kanë qenë edhe ish-dyshja e kombëtares shqiptare, Armend Dallku, që ka qenë edhe kapiten, si dhe Debatik Curri.
Liridon Leci i dha avantazhin Prishtinës në minutën e 22-të të takimit, derisa Qerim Tërshana i Ferizajit barazoi në minutën e 44-të të ndeshjes për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të miqësores.
Ferizaji, përkundër rasteve të Prishtinës, u tregua i fortë, ndërsa këtë stinor është kthyer në Superligë ku ia nis stinorit si vendas ndaj Hajvalisë.
Futbollistët e angazhuar:
Ferizaj: Leutrim Rexhepi - Albion Pirra, Agron Istrefi, Mirsad Idrizi, Qerim Tershana, Florent Ahmeti, Behar Bardhi, Ardian Selimi, Muhabi Bushi, Labinot Shabani, Enis Kukaj. Kryetrajner: Agron Selmani. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. | |||
Prishtina (4-3-3): Visar Bekaj - Genc Hamiti, Armend Dallku /c/, Liridon Leci (Agon Xhaka – 64’), Gentrit Dumani (Milos Miloviç – 52’) - Endrit Krasniqi (Liridon Kukaj – 67’), Debatik Curri (Lorik Boshnjaku – 46), Blend Baftiu (Mergim Pefqeli – 51’) - Kreshnik Lushtaku, Gauthier Mankenda (Labinot Osmani – 55’), Basit Abdul Khalid (Ahmed Januzi – 46’). Kryetrajner: Kushtrim Munishi. |