PARASEZONALE
Liria assesi të fitojë në miqësore
4 August, 2016 @8:24
Skuadra e Lirisë së Prizrenit, as në ndeshjen e katërt miqësore nuk i është gëzuar fitores.
Ekipi prizrenas së fundi ka barazuar me KEK-un në Obiliq në një ndeshje shterpe ku nuk u tundën rrjetat e asnjërës palë.
Liria nga 4 miqësoret parasezonale deri më tani ka barazuar në 3 dhe është mposhtur në një takim.
Stinori i ri i Superligës nis pas dy javësh, kurse Liria udhëton drejt Skenderajt për tu ndeshur me Drenicën në xhiron e parë.