KUQEZI

REUTERS/Arben Celi
Shuhet ëndrra
10 September, 2013 @22:57
Ëndrra përfundoi në Rejkyavik. Dëshira e madhe për fitore dhe loja e mirë deri në mesfushë assesi të konkretizohej në sulm, ndërsa islandezët me ato pak kalime kah mbrojtja shqiptare shënuan dy herë, për t’i mbajtur gjallë shpresat e tyre për barazh.
Shqipëria ia nisi për mrekulli ndeshjes duke arritur të shënojë gol me anë të Valdet Ramës që në minutën e nëntë të ndeshjes. Mirëpo një pakujdesi çoi në një aksion islandez që pas vetëm pesë minutash barazoi rezultatin në 1-1 me anë të Bikrik Bjarnarsonit. Përkundër disa rasteve nga të dyja palët, pjesa e parë përfundoi me barazim.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i kobshëm për kuqezinjtë kur Kolbeinn Sigthorsonn shënon për islandezët në minutën e 47-të. Më pas Shqipëria përkundër mbajtjes së topit në dispozicion përveç gjysmërasteve nuk arriti më shumë.
Me rezultatin e kësaj ndeshjeje Shqipëria bie në vendin e pestë të Grupit E dhe gjasat për shkuarje eventuale në Botëror mbesin për herën tjetër. Dy ndeshjet e fundit në grup, Shqipëria do t’i zhvillojë ndaj Zvicrës në Tiranë dhe mysafire e Qipros.
EUROZONA, Grupi E, Tabela aktuale
1 | Zvicra | 18 pikë | ||
2 | Islanda | 13 pikë | ||
3 | Sllovenia | 12 pikë | ||
4 | Norvegjia | 11 pikë | ||
5 | Shqipëria | 10 pikë | ||
6 | Qipro | 4 pikë |