EREDIVISIE
S’ka titull kampioni, s’ka të rënë - Eredivise 19/20 përfundon
24 April, 2020 @18:42
Elita e futbollit holandez posa ka marrë fund edhe zyrtarisht, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Holandës (KNVB).
Lëvizja ka ardhur si përgjigje ndaj vendimit të Qeverisë së vendit për ndalimin e tubimeve deri më 1 shtator 2020.
Kështu, KNVB ka thënë se është e pamundur të përfundojë stinori 2019/10.
Sa i përket skuadrave, nuk do të shpallet kampioni i këtij stinori, e as nuk do të ketë të rënë nga liga.
Eredivisie do të dërgojë Ajaxin dhe AZ Alkmaarin në Ligë të Kampionëve, nëse këto dyja ratifikohen nga UEFA-ja.