ERVIN
Skela parashikon ndeshjen
8 October, 2015 @12:43
Ish mesfushori i kuqezinjëve, Ervin Skela, që numëron 10 gola në 68 paraqitje për Shqipërinë, ka parashikuar kështu ndeshjen e sotme.
“Bekim Balaj shënon, fitojmë 2-0. Ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, por do t’ia dalim,” ka thënë ai.
“De Biasi ka bërë punë të madhe me kombëtaren dhe ka zgjidhje për këtë ndeshje,” ka shtuar Skela, që do të shikojë ndeshjen nga TV, pasi që nuk ka siguruar biletë, njofton Panorama Sport sot.