PEZULLOHET VENDIMI
Skënderbeu-CAS, vendoset në korrik
16 June, 2016 @18:52
Pas akuzës për trukime të ndeshjeve dhe pezullimit nga Champions League, vjen një lajm pozitiv për skuadrën e Skënderbeut.
Pas ankesës së paraqitur nga Skënderbeu para CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv), UEFA sot ka pranuar të pezullojë vendimet e Komisonit të Apelit, të cilat u morrën më 1 qershor dhe e pezulluan Skënderbeun nga pjesëmarrja në garat evropiane.
Rrjedhimisht, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për raundin e dytë eliminator të UEFA Champions League 2016/2017, i cili mbahet me 20 qershor në Nyon të Zvicrës. Ndërkohë, procesi i CAS do të mbahet me një procedurë të përshpejtuar.
Vendimi përfundimtar se a do të pezullohet Skënderbeu apo jo do të mbahet mes datave 5 dhe 6 korrik, me UEFA-në që e pezulloi vendimin e Komisionit të Apelit pas ankesave të Skënderbeut, skuadër e cila vazhdimisht mohon përfshirjën në trukime të ndeshjeve.