MEDIA
Graniti një Vieira i ri për Arsenalin
16 June, 2016 @15:47
Granit Xhaka, mesfushori i ri i Arsenalit, aktualisht është njëri ndër futbollistët më të mirë të Kampiontit Europian, ka shkruar sot The Sun.
Xhaka fitoi dy herë çmimin e lojtarit të ndeshjes për reprezentacionin e Zvicrës. Ai u shpall më i miri në fitore ndaj Shqipërisë 1-0 dhe në barazimin ndaj Rumanisë 1-1.
Futbollsiti 23 vjeç luftarak që zhvilloi dy ndeshje të tensionuara, me faulimet dhe ndërprerjet e akcioneve mund të rrezikonte që të ishte jashtë fushe shumë lehtë - por ai shpëtoi deri më tani me vetëm një karton të verdhë.
“Mesfushori i fuqishëm kënaqet duke i ndërprerë akcionet e kundërshtarit me starte, që për Arsenalin në kohërat e fundit, nuk e ka bërë shpesh ndonjë lojtar, derisa këta preferojnë futboll të bukur,” ka shkruar The Sun sot, duke e cilësuar Granitin si një lojtar të tipit të Patrick Vieirasë, Steven Gerrardit por edhe të Roy Keaneit.