KRENARIA
Buletini 7: Marseille i kuq, pikët Francës
Buletini i ditës së shtatë të EURO 2016.
16 June, 2016 @9:35
Çfarë dite ishte ajo e djeshmja. Këngë, valle e flamur, para dhe gjatë ndeshjes. Krenari për Tifozat Kuq e Zi, krejt futbollistët e kombëtares - dhe në fund zhgënjim, që u përbi me paraqitjen e hatashme kuqezi.
KUQEZINJET
Dy vajzat që bënë xhiron e botës me fotografitë e tyre në mbarë botën si me gazeta, me portale, ashtu edhe nëpër rrjete sociale. Bukuroshja në të majtë është Rike Roci, ish banorja e Big Brother Albania, ndërsa në të djathtë kushërira e saj.
PARA DITE
Disa tifozë në park të Marseilles, duke jetuar momentin.
MBRET I KOHËS SHTESË
“Mbret i kohës shtesë” e ka quajtur L’Equipe Dimitri Payetin sot, njeriu që po shkëlqen te Franca në ndeshjen e dytë me radhë. Payet si Granit Xhaka - në dy ndeshje morri çmimin lojtari i ndeshjes.
PLAZHI I KUQ
Tifozat Kuq e Zi ashtu si paralajmëruan duke nisur prej orës 14 dje, shpalosën me këngë e brohoritje flamurin mbi 10 mijë metra të gjatë.
ANA TJETËR
Këta tifozë, janë renditur në plazh për të fotografuar pjesën tjetër të tifozëve që shpaloste flamurin gjigand në plazhin e Marseilles dje.
TË PARËT
Franca u bë ekipi i parë që siguroi të tetën e finales në EURO2016 me fitore ndaj Shqipërisë mbrëmë.
GRANITI
Truri i zviceranëve. Granit Xhaka për herë të dytë merr çmimin lojtari i ndeshjes në EURO2016, përkundër se Zvicra barazoi ndaj Rumanisë dje.
UEFA ENDE S’BESON
Deri në ora 9 të mëngjesit sot, te faqja zyrtare e UEFA-së qëndroi ky rezultat. Franca 0-0 Shqipëria, ndërsa golat për Francën i shënuan Payet dhe Griezmann.
DE BIASI
Urime ditëlindjen e 60.