PARA DUELIT
Arda s’do kritika
16 June, 2016 @14:52
Mesfushori më i njohur i reprezentacionit të Turqisë, Arda Turan, duket se është nervozuar nga kritikat e shumta që i u bënë posaçërisht nga mediat turke, pas lojës jo efektive të tij në përballjen e parë të Grupit D ndërmjet Kroacisë dhe Turqisë.
“E kam të qartë që nuk luajta mirë. Kam qenë jo efektiv në ndeshje. Sidoqoftë, këto gjëra ndodhin në jetë. Do të provoj të jem më i miri në ndeshjen e radhës,” ka thënë futbollisti i Barcelonës për faqen zyrtare të UEFA-së sot.
“Me të vërtetë e kam vështirë të pranoj se si njerëzit harrojnë 90 ndeshjet tjera të mija me këtë fanellë! Kam luajtur keq disa herë, jo vetëm atë ditë, mirëpo ato janë lojëra që mund t’i numëroni në gishta të njërës dorë,” ka shtuar Arda.
Turqia në përballjen e radhës të Grupit D ndeshet me kampionin aktual të Europës, Spanjën. Spanja mposhti Çekinë në duelin e parë të saj në Grupin D.